Iraku ka mbyllur pikën kufitare të Shalamcheh me Iranin pasi një shtetas irakian u vra nga sulmet ajrore në territorin iranian.

Kjo pikë konsiderohet një arterie kyçe për furnizimin me ushqime nga Irani drejt Irakut, ndaj çdo ndërprerje e zgjatur pritet të ndikojë drejtpërdrejt në tregjet lokale. Nga sulmet mbetën të plagosur rëndë edhe pesë shtetas irakianë, pasi u godit një zonë pritjeje për pasagjerë në anën iraniane të kufirit.

Dëshmitarët raportuan praninë e dronëve pak para shpërthimeve, ndërsa autoritetet kufitare irakiane njoftuan se lëvizja pritet të rifillojë së shpejti, sapo të rikthehen në funksion sistemet e tranzitit dhe kontrollit të pasaportave.

Ndërkohë, sipas International Atomic Energy Agency, një tjetër person humbi jetën nga fragmentet e një predhe pas sulmeve të SHBA dhe Izraelit pranë centralit bërthamor të Bushehrit në Iran.

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb