Është përshkallëzuar protesta e studentëve edhe gjatë ditës së sotme, kur kryeministri Rama vijon të mbajë konferencat e tij.
Studentët e Fakultetit Ekonomik kanë marshuar në rrugët e kryeqytetit dhe kanë mbërritur tek Fakulteti i Drejtësisë.
Aty, kanë kërkuar, që studentët e Drejtësisë t’ju bashkohen në tubim.
Studentët vazhdojnë të protestojnë në rrugët e Tiranës, duke kërkuar dorëheqjen e kryeministrit Edi Rama.
