Një arenë luftë është kthyer sheshi “Skënderbej”, Bulevardi Dëshmorët e Kombit dhe jo vetëm. Protestuesit të vendosur protestojnë dhe kërkojnë largimin e kryeministrit Edi Rama.
Policia ka ndërhyrë për të shpërndarë turmën me gaz lotsjellës por edhe me plumba.
Policia nuk ka kursyer as mediat, dhe ka hedhur ujë me presion edhe në drejtim të kamerave të News24.
Të shumtë kanë qenë protestuesit të cilët kanë mbetur të lënduar për shkak se janë goditur me plumb gome.
