TIRANE – Dy persona të maskuar dhe të armatosur kanë grabitur një kazino, mbrëmjen e sotme në Tiranë.
Burime nga policia bëjnë të ditur se ngjarja ka ndodhur në një kazino në rrugën “Medar Shtylla”, në zonën e njohur si “Komuna e Parisit” në kryeqytet.
Mësohet se grabitësit kanë marrë xhiron ditore të kazinosë, rreth 1.5 milionë lekë, dhe më pas janë larguar nga vendi i ngjarjes.
Momentalisht nuk ka informacione për persona të lënduar, ndërsa policia ka ngritur postblloqe në disa kryqëzime, për të bërë të mundur kapjen e autorëve.
Ndërkohë, ekspertë të policisë po bëjnë këqyrjen e kamerave të sigurisë për të identifikuar autorët.
(er.nu/BalkanWeb)
