KRUJE- Të tjera detaje dalin në dritë nga ngjarja që ndodhi në Krujë, ku një automjet u qëllua me armë zjarri. Ngjarja në fjalë ndodhi rreth orës 01:10, në fshatin Bilaj. Burime zyrtare nga policia thanë për ‘BalkanWeb’ se nga hetimet ka rezultuar se bëhet fjalë për një tentativë grabitje.

Gazetarja Dorjana Bezat raporton për ‘BalkanWeb’ se 27-vjeçari Bledjan Hima, i cili drejtonte mjetin tip “Benz”, me targë AA 011 MX, deklaroi se nuk i ka parë personat që kanë qëlluar. Në vendngjarje u gjet dhe u morë në cilësinë e provës materiale një gëzhojë model 56, e kalibrit 7.62 mm. Ndërkohë, policia vijon hetimet për identifikimin dhe kapjen e autorit.

“Më datë 06.09.2018, rreth orës 01:10, në fshatin Bilaj, Krujë, në breg të lumit, persona të paidentifikuar kanë qëlluar me armë zjarri në drejtim të automjetit tip “Benz”, i cili drejtohej nga shtetasi B. H. Nuk ka lëndime në njerëz. Grupi hetimor po punon për identifikimin e autorëve dhe zbardhjen e plotë të ngjarjes”, thuhej dje në njoftimin e Policisë.
(ed.me/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb