Personeli amerikan në ambasadat në Katar dhe Bahrein është i fshehur në vende të sigurta, ndërsa Irani po lëshon raketa hakmarrëse drejt Katarit dhe Irakut, thanë për CNN burime të sigurta që lidhen me çështjen.

Masa mbrojtëse merret kur ka njoftim për rrezik të afërt, thanë burimet.

Ndërkohë, nuk raportohen viktima deri tani nga sulmet iraniane mbi bazat amerikane, ndërkohë që Katari zyrtar ka paralajmëruar se ka të drejtën të reagojë.

(BalkanWeb)

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb