Sot, në Ditën e Shën Terezës, Kryetarja e Kuvendit, znj.Elisa Spiropali, vizitoi Institutin e të Miturve dhe të Rinjve në Kavajë.

Ajo bëri thirrje për politika më të buta për të rinjtë dhe të miturit, ndërsa theksoi se prioritet duhet të jetë riedukimi dhe jo ndëshkimi i kësaj kategorie.

“Përtej çdo vështirësie, rënie, konflikti e dëshpërimi ka shpresë. Pashë që në këtë institucion, 21 të rinjtë dhe të miturit marrin edukimin dhe kujdesin për sigurinë e tyre.
Mesazhi i Nënë Terezës shkon përtej të gjithë dallimeve dhe shkon tek të gjithë ata që kanë humbur shpresën dhe është detyrë e institucioneve që të reflektojnë e të vizitojnë e të bëjnë politika më të mira për ta.
Për të rinjtë e të miturit në konflikt me ligjin, dhe edukim dhe parandalim përpara se të vijnë këtu.
Politikat penale dhe Kodi penal duhet të synojnë riedukimin dhe parandalimin përpara dënimit.
Mesazhet e shpresës dhe integrimit në shoqëri pa paragjykim të jenë parësore”, tha ajo.

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb