Kryeministri Edi Rama i pranishëm konferencën “Për Ty Natyrë”, nuk i kurseu lavdërimet për ata që merren me mbrojtjen e mjedisit, që sipas tij shpesh herë krijojnë dhe tensione të cilat i quajti të domosdoshme.
Ai i cilësoi ata dashnorë të mjedisit, që janë gati të të ndihmojnë kurdoherë sa i takon këtyre çështjeve.
“Duke qenë në nevojën për të rritur ekonominë, për të krijuar punësim më cilësor apo për të modernizuar infrastrukturën, nevoja për të mbrojtur mjedisin krijon tension. Shpesh herë njerëzit që avokojnë për mjedisin, duken si element turbullues, dhe në fakt janë. Por janë të domosdoshëm. Kam respekt për ta. Përtej tensionit të pashmangshme, që krijohet, pasi dikush e sheh nga këndi i vetë të njëjtën gjë, është e padiskutueshme që presioni i grupeve të interesit që lidhet me këtë kauzë është i nevojshëm dhe i shëndetshëm për shoqërinë dhe qeverinë. Këtë e them jo për të thënë disa fjalë në një rrethanë si kjo. Duhet të jetë aktiv përtej faktit që zëri i ngritur i mjedisorëve krijon tension, por krijimi i tensionit është një nga arsyeje se pse ata jetojnë. Uroj që më herët se vonë të kemi mundësinë që të ritakoheni që të bëjmë një bilanc tjetër, të hapave të parë të zbatimit të reformës, që sapo përshkrova, duke u bazuar te praktikat europiane. Miqtë e mirë që vinë nga vendet e BE kanë menaxhim të pyjeve, që e kanë art. Kjo është një karakteristikë tjetër e dashnorëve të mjedisit, janë të gatshëm që të të ndihmojnë dhe të të lidhin duart dhe këmbët me fije bari.”, tha ai.
