Kandidatja e krahut të djathtë Keiko Fujimori u shpall zyrtarisht fituese e raundit të dytë të zgjedhjeve presidenciale të Perusë, tre javë pas votimit.
Sipas rezultateve përfundimtare të shpallura nga autoriteti zgjedhor i vendit, Keiko Fujimori, vajza e ish-presidentit Alberto Fujimori (1990-2000) – mori 50.13% të votave krahasuar me 49.86% për kandidatin e krahut të majtë Roberto Sanchez.
