Të paktën një person vdiq dhe 47 të tjerë u plagosën të premten në mbrëmje në një incident në stadiumin Alejandro Villanueva në kryeqytetin e Perusë, thanë autoritetet.

Mediat lokale raportuan se vizitorët në stadium po shtynin njëri-tjetrin për shkak të mungesës së hapësirës. Situata u përshkallëzua kur disa persona ranë dhe u shkelën nga turma, duke shkaktuar lëndime të shumta dhe vdekjen e një personi që nuk mori ndihmë mjekësore në kohë.

Bashkia e La Victorias, distrikti ku ndodhet stadiumi, njoftoi mbylljen e tij, duke shtuar se autoritetet po hetojnë se kush mund të ketë qenë përgjegjës

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb