Mijëra studentë u mblodhën në kryeqytetin e Perusë për të protestuar kundër ligjit që synon të heqë edukimin gjithëpërfshirës seksual në shkolla.

Organizatorët e protestave thanë se grupe universitare, aktivistë të edukimit seksual, kolektivë feministë dhe njerëz të tjerë ishin pjesë e tubimeve. Këto tubime janë mbajtur edhe në qytete të tjera të mëdha të vendit.

Edukimi seksual është një temë e debatit të nxehtë në mbarë botën. Opinioni konservator thotë se një edukim i tillë ‘në mënyrë të panevojshme’ i ekspozon adoleshentët ndaj temave seksuale, ndërsa mbështetësit e edukimit seksual thanë se nëse adoleshentët njohin trupin e tyre përmes një kurrikule të formalizuar, ata do të jenë në një pozicion shumë më të mirë për të ruajtur një shëndet të mirë seksual.

Associated Press citoi një studente të mjekësisë, Wendy Yanac, e cila mbështeti demonstruesit që bënin thirrje që presidenti i Perusë, Pedro Castillo, të vërë veton ndaj ndryshimeve në ligj që do të eliminonin edukimin seksual në shkollë.

Protestuesit shprehën kundërshtimin e tyre ndaj një projektligji tjetër. Nëse miratohet, ky projekt-ligj do të zhbëjë reformat e vitit 2015 që krijuan Sunedu (Autoriteti Mbikëqyrës Kombëtar për Arsimin e Lartë), një institucion për të mbikëqyrur arsimin universitar.

Projektligji i ri parashikon përfaqësim në universitetet në Sunedu. Kritikët thanë se një hap i tillë do të dobësonte natyrën e pavarur të institucionit.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb