Peruja ka shfuqizuar gjendjen e jashtëzakonshme të shpallur rreth dy vjet e gjysmë më parë për shkak të pandemisë së koronavirusit të ri (COVID-19), njoftuan autoritetet.

Në një deklaratë zyrtare pas mbledhjes së Këshillit të Ministrave, thuhet se infeksionet në vend kanë rënë ndjeshëm kohët e fundit dhe rrjedhimisht hiqet gjendja e jashtëzakonshme, e cila ishte në fuqi që nga marsi i vitit 2020.

Krahas rënies së rasteve ditore, në deklaratë është përmendur edhe suksesi i fushatës kombëtare të vaksinimit dhe thuhet se zyrtarisht janë hequr të gjitha kufizimet brenda vendit.

Sipas të dhënave të fundit të Ministrisë së Shëndetësisë, deri më tani në Peru janë infektuar mbi 4,15 milionë persona, ndërsa 216.884 kanë vdekur nga virusi.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb