Kreu i FRPD, Belind Këlliçi ka reaguar ashpër ndaj Erion Veliajt pas përurimit të kinemasë ”Maks Velo” sot në Tiranë.

Këlliçi shkruan se Velo dashuronte Teatrin si vepër të tjetrit, pra kishte dashuri për arkitekturën, gjë që Erion Veliaj nuk e kupton dot.

Për më tepër Këlliçi dënon përurimin e kësaj kinemaje nga vetë kryebashkiaku i Tiranës, Veliaj sipas të cilit e përdori sot Maks Velon pas vdekjes në mënyrë të turpshme.

”Të duash veprën tënde është normale, por të duash Teatrin, veprën e tjetrit, është dashuri për arkitekturën! Dhe Maks Velo e kishte këtë dashuri, çka një shkatërrimtar si Erion Veliaj nuk mund ta kuptojë! E turpshme përdorimi që i bëre sot Maksit pas vdekjes!”- shkruan Këlliçi..

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb