DURRES- Kryeministri Edi Rama ka marrë pjesë sot në ceremoninë e inaugurimit të Pallatit të Sportit “Dhimitraq Goga” në Durrës. Në fjalën e tij, kreu i Qeverisë tha se nuk e priste këtë surprizë dhe infrastrukturën dinjitoze të pallatit të ri të sportit, duke theksuar se do t’i hapet rruga një ligji për sponsorizimet në sport dhe kulturë.
dsfsf
“Nuk e mendoja që do gjeja një infrastrukturë dinjitoze të një pallati sporti në të gjithë kuptimin e fjalës dhe mirënjohja i shkon ideatorit dhe të shërbejë kjo për t’u shtuar në të gjithë vendin. Shpresoj që zv/ministri i sportit të jetë në lartësinë e detyrimit tonë për t’i mbështetur këto nisma dhe bashkë me komunitetin e basketbollit t’i hapim rrugë një ligji për sponsorizimet në sport dhe në kulturë dhe të jetë një rrugë për më shumë mbështetje financiare për sportin. Duke parë angazhimin e madh të figurave të njohura të sportit në komunitetin e basketbollit, kjo është një mundësi e madhe për financim, por dhe të tërheqim më shumë fëmijë në këtë sport, siç është basketbolli”, tha Rama.

fgs
Më tej, Rama shtoi se do t’i jepte një vlerësim maksimal krijuesit të këtij pallati fantastik, Igli Goga, që ka nderuar një legjendë të basketbollit shqiptar. Dhimitraq Goga, ka qenë plejada e parë pas luftës e që e ka ngritur basketbollin në nivele ndërkombëtare.

“Ne synojmë të tërheqim më shumë fëmijë drejt sporteve. Unë do doja të veçoja sot profesor Astritin me shumë mirënjohje, i cili kur doli sot në fushë mu duk njësoj si 30 vite përpara. Unë besoj se padyshim ndikon pasioni i tij për basketbollin. Do të doja t’i jepja një vlerësim maksimal krijuesit të këtij pallati sporti, i cili ka nderuar një legjendë të basketbollit një emër të madh, Dhimitraq Goga, i cili ka qenë plejada e parë që e ka ngritur emrin e basketbollit shqiptar në arenën ndërkombëtare”, tha kryeministri Rama.

(BalkanWeb)

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb