Këtë të martë është zhvilluar ceremonia e përurimit të punimeve për sallën e sportit në shkollën fillore “Naim Frashëri” në Bujanoc.

Ambasada e Shqipërisë në Beograd ka ndarë foto nga momenti i ceremonisë.

Ndërkohë ambasadori Bardhyl Canaj i cili ka marrë pjesë në ceremoninë e inaugurimit të projektit, ndërsa u shpreh se ky është një investim i financuar nga Bashkia e Tiranës, që ndihmon në përmirësimin e kushteve për nxënësit.

Reagimi

Bujanoc, ceremonia e përurimit të punimeve për sallën e sportit në Shkollën Fillore “Naim Frashëri”. Ambasadori Bardhyl Canaj mori pjesë në sot në ceremoninë e inaugurimit të projektit për ndërtimin e sallës së sportit në Shkollën Fillore “Naim Frashëri” në Bujanoc. Një investim që ndihmon në përmirësimin e kushteve për nxënësit, të gjithë arsimtarët e arsimit të lartë dhe fuqizimet në këtë komunë.

Projekti, me vlerën 550,00 euro, i financuar nga Bashkia e Tiranës, mbështetur nga Këshilli Bashkiak i Bashkisë Tiranë, në bashkëpunim me Ambasadën e Republikës së Shqipërisë, Drejtoren Ekzekutive të Bashkive Shqiptare të Rajonit, Adriola Kambo dhe Kryetarin e Komunës në Bujanoc, Arbër Pajaziti, përfaqëson një dëshmi konkrete të solidaritetit dhe përkushtimit institucional për të ardhmen e të rinjve në Bujanoc.

Ky hap simbolizon një investim në sport si shtytje të arsimit të shëndetshëm dhe të qëndrueshëm të komunitetit.

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb