Banorët e fshatrave Taç i Sipërm dhe Prodan në Ersekë kanë protestuar kundër zaptimit të kullotave nga kompania turke “Fortis Energy and Construction” me qëllim instalimin e paneleve fotovoltaike.

Sipas banorëve, mbi 400 hektarë kullotë janë përvetësuar nga kjo kompani, ndërsa rreth 100 blegtorë nga të dy fshatrat preken drejtpërdrejt nga zaptimi i tokës, duke rrezikuar aktivitetin blegtoral.

Screenshot 120
Screenshot 120
Screenshot 121
Screenshot 121

Ata shprehen se këto sipërfaqe pritet të përdoren për vendosjen e paneleve fotovoltaike, ndërsa theksojnë se kjo situatë i dëmton rëndë, pasi burimi i vetëm i të ardhurave për familjet e tyre është blegtoria.

Rreth 100 blegtorë nga të dy fshatrat preken drejtpërdrejt nga ky zaptim, duke rrezikuar aktivitetin blegtoral.

Banorët i bëjnë thirrje organeve ligjzbatuese dhe institucioneve përkatëse që të ndërhyjnë dhe të rishikojnë dokumentacionin e pronësisë.

Ata pretendojnë se ka mbivendosje të hartave të truallit, çka ka sjellë përfshirjen e padrejtë të kullotave që përdoren prej vitesh për mbajtjen e bagëtive.

Protestuesit kërkojnë zgjidhje të menjëhershme dhe rikthimin e kullotave në përdorim të tyre duke paralajmëruar se do të vijojnë protestat nëse nuk do të ketë reagim nga institucionet përgjegjëse.

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb