Ambasada e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në vend përmes një postimi në rrjetet sociale ka shprehur një mesazh urimi për 14-vjetorin e anëtarësimit të Shqipërisë në NATO.

Në postimin e ambasadës shkruhet se Shqipëria ka qenë që atëherë një pjesëmarrëse aktive në përpjekjet e mbrojtjes së përbashkët dhe stabilitetin rajonal dhe se ka treguar përkushtimin e saj për të çuar përpara paqen dhe sigurinë dhe ka luajtur një rol jetik në mbështetjen e misioneve dhe operacioneve të drejtuara nga NATO.

Postimi i plotë:

Sot bëhen 14 vjet që kur Shqipëria u anëtarësua në NATO më 1 Prill 2009. Shqipëria ka qenë që atëherë një pjesëmarrëse aktive në përpjekjet e mbrojtjes së përbashkët dhe stabilitetin rajonal. Si një anëtare e rëndësishme e NATO-s, Shqipëria ka treguar përkushtimin e saj për të çuar përpara paqen dhe sigurinë dhe ka luajtur një rol jetik në mbështetjen e misioneve dhe operacioneve të drejtuara nga NATO. Si një aleat dhe partner krenar, Shtetet e Bashkuara vlerësojnë partneritetin tonë të fortë me Shqipërinë dhe presim me kënaqësi të vazhdojmë të punojmë së bashku drejt synimeve tona të përbashkëta për një të ardhme më të sigurt dhe më të begatë.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb