Nderim Nexhipi është drejtori i ri sportiv i Klubit të Futbollit Manisa në Turqi. Pas përvojës te Ballkani në Kosovë, Nexhipi ka zgjedhur të kontribuojë te kjo skuadër, e cila ka si objektiv ngjitjen në elitë.

“Jam shumë i lumtur që jam këtu. Dëshiroj të falënderoj Presidentin tonë dhe menxherin për mundësinë që më dhanë. Ne duam të krijojmë një ekip që luan për kampionatin. Kam shumë vite që ndjek futbollin turk. Erdha këtu për të shtuar arritje të reja. Do të bëjmë maksimumin që Manisa ta çojmë në Superligë. Vitin e kaluar kam fituar 2 kampionate në ligë me ekipin e FC Ballkani dhe dolëm mirë në Evropë. Dua ta vazhdoj këtë sukses duke e vënë në krye në Manisa”, tha ai

Nderim Nexhipi është drejtori i ri sportiv i Klubit të Futbollit Manisa në Turqi. Pas përvojës te Ballkani në Kosovë, Nexhipi ka zgjedhur të kontribuojë te kjo skuadër, e cila ka si objektiv ngjitjen në elitë.
“Jam shumë i lumtur që jam këtu. Dëshiroj të falënderoj Presidentin tonë dhe menxherin për mundësinë që më dhanë. Ne duam të krijojmë një ekip që luan për kampionatin. Kam shumë vite që ndjek futbollin turk. Erdha këtu për të shtuar arritje të reja. Do të bëjmë maksimumin që Manisa ta çojmë në Superligë. Vitin e kaluar kam fituar 2 kampionate në ligë me ekipin e FC Ballkani dhe dolëm mirë në Evropë. Dua ta vazhdoj këtë sukses duke e vënë në krye në Manisa”, tha ai.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb