Ish- deputeti dhe ministri i PD, Flamur Noka i ftuar në emisionin ‘’Kjo Javë’’ të Nisida Tufës në News24 ka komentuar procesin e përzgjedhjes së kandidatëve në partinë e tij.

Noka thotë se dy faza janë në ezaurim, ajo e konsultimit me anëtarësinë dhe ‘filtrimi’ në komisionin e vlerësimit.

Sipas tij ky është shembulli që po jep PD duke u treguar qytetarëve se si do të qeverisë nesër me Bashën kryeministër.

”Siç jeni në dijeni, procesi është në fazën e parafundit. Do të thotë që faza e konsultimit me anëtarësinë, e vjeljes së mendimeve, është ezauruar.

Faza e dytë që ka qenë në filtrin e komisionit të përbërë nga personalitete, është në ezaurim. Dhe kjo është faza ku të gjithë emrat, kandidaturat, të propozuarit, pretendentë, do t’i nënshtrohen konsultimit dhe votimit me anëtarësinë.

Është proces demokratik, i pazbatuar në Shqipëri ndonjëherë. Për herë të parë e bën PD. Nuk është zbatuar kurrë në Ballkan. Është demokratik dhe kjo mënyrë, qasje që Basha ka me anëtarësinë e PD për konsultimin, diskutimin dhe vendimmarrjen për deputetët, krijon qasjen që do të ketë nesër Basha me qytetarët.

Sot jemi në rrethana tërësisht diskredituese dhe denigruese nga qeveria. Po jepet një shembull si qeveriset partia për të treguar se në këtë mënyrë do qeverisim me Bashën.”- tha Noka.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb