Një anëtare e rrethit të ngushtë të kryeministrit hungarez, Viktor Orban ka dhënë dorëheqjen, pas fjalimit të zhvilluar nga Orban.

Fjala e tij e mbajtur në një rajon të Rumanisë që ka një komunitet të madh hungarez është cilësuar raciste, pasi  foli përzierjes së racave.

Zsuzsa Hegedus, e cila e njeh nacionalistin Orban prej 20 vitesh, e përshkroi fjalimin si një “fjalim të pastër nazist”.

Komiteti Ndërkombëtar i Aushvicit i të mbijetuarve të Holokaustit e quajti fjalimin “të rrezikshëm”.

Por zëdhënësi i Orban tha se media i kishte keqinterpretuar komentet. Orban u shpreh se popujt evropianë duhet të jenë të lirë të përzihen me njëri-tjetrin, por se përzierja me jo-evropianët krijoi një “botë të racave të përziera”.

“Ne jemi të gatshëm të përzihemi me njëri-tjetrin, por nuk duam të bëhemi popuj të racës së përzier,” ka thënë ai.

Pikëpamjet kundër emigracionit të Orban janë të njohura, por për zonjën Hegedus fjalimi i së shtunës kaloi kufirin.

“Nuk e di se si nuk e vutë re që fjalimi që mbajtët është një fjalim, thjesht nazist dhe i denjë për Joseph Goebbels,” shkroi ajo në letrën e saj të dorëheqjes, shkruajnë mediat e huaja.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb