Komanda Qendrore e SHBA-së (CENTCOM) njoftoi se forcat e saj morën pjesë në më shumë se 22 operacione kundër Shtetit Islamik (ISIS) në Siri , gjatë të cilave u vranë pesë luftëtarë të organizatës xhihadiste dhe u kapën 19 të tjerë.
Operacionet u zhvilluan nga 1 tetori deri më 6 nëntor, thuhet në deklaratën e CENTCOM.
Siria nënshkroi së fundmi një deklaratë bashkëpunimi me koalicionin ndërkombëtar për të luftuar ISIS-in dhe po kryen operacione që synojnë shpërbërjen e qelizave të organizatës xhihadiste në vend.
