DURRËS

Policia e Durrësit ka arrestuar pesë persona në 24 orët e fundit, 2 prej tyre të shpallur në kërkim kombëtar, 2 për kundërshtim të punonjësit të Policisë, si dhe një shtetas për dejtim mjeti pa leje drejtimi.

Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Shijak, në vijim të punës për kapjen e personave në kërkim dhe vënien e tyre para përgjegjësisë penale ndaluan shtetasin:

Klajdi Reka, 25 vjeç, banues në Pjezë, Shijak, pasi Gjykata e Shkallës së Parë për Krimet e Rënda, e ka dënuar me 7 vite burg për veprën penale “Trafikim i narkotikëve”.

Nga Specialistët për Hetimin e Krimit Ekonomik dhe Financiar, u ndalua shtetasi kosovar F.D., 30 vjeç, pasi Gjykata e Shkallës së Parë Durrës, e ka dënuar me 4 muaj burg për veprën penale ” Falsifikimi i letërnjoftimeve, pasaportave ose vizave”.

Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Durrës, arrestuan në flagrancë shtetasit:
R.L., 28 vjeç dhe A.L., 30 vjeç (vëllezër), pasi në lagjen nr.7, Durrës, për të shmangur shoqërimin e tyre për shkak të një konflikti të ndodhur, kanë kundërshtuar punonjësit e Policisë gjatë kryerjes së detyrës për shoqërimin e tyre

Specialistët e Qarkullimit Rrugor në Drejtorinë Vendore të Policisë Durrës, arrestuan në flagrancë shtetasin: V.D., 25 vjeç, banues në Durrës, pasi në lagjen nr.15, Durrës, duke drejtuar mjetin tip “Benz”, pa leje drejtimi, ka humbur kontrollin dhe ka goditur shtyllën elektrike, e për pasojë është dëmtuar pasagjeri në atë mjet i cili ndodhet në spital nën kujdesin e mjekëve, jashtë rrezikut për jetën.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Durrës, për veprime të mëtejshme.

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb