Të paktën nëntë persona kanë vdekur dhe dy të tjerë rezultojnë të zhdukur si pasojë e përmbytjeve të shkaktuara nga stuhia tropikale Vutip në Vietnamin qendror.

Më shumë se 3,500 shtëpi janë përmbytur në rajonin qendror, së bashku me rreth 88,000 hektarë me oriz dhe kultura të tjera.

Stuhia tropikale Vutip, stuhia e parë e vitit në Detin e Kinës Jugore, solli shira të pazakontë, duke shkaktuar përmbytje të mëdha. Përmbytjet kanë ndërprerë seriozisht transportin në pjesën qendrore të vendit dhe kanë shkaktuar dëme të konsiderueshme ekonomike në bujqësinë e rajonit.

Më parë, Departamenti i Menaxhimit të Digave dhe Parandalimit dhe Kontrollit të Fatkeqësive Natyrore i Vietnamit raportoi se më shumë se 2,400 banorë ishin evakuuar nga zonat e prekura.

 

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb