Nga: ZONJA KATERINA

1 kg ose 4 racione peshk
2 lgj miell
2-3 lgj vaj ulliri
2-3 thelpinj hudhër
100-150 gr arra
Kripë, piper

Marinojmë racionet e peshkut me kripë dhe piper, i spërkasim me miell dhe më pas me pak vaj ulliri dhe i vendosim në një tavë të piqen në furrë për rreth 20-25 minuta.

Pas këtij minutazhi nxjerrim tavën nga furra dhe shtojmë 1.5 – 2 filxhanë ujë të nxehtë dhe hudhrat e shtypura. E vendosim të marrë 2-3 valë, shtojmë më pas arrat e grira hollë duke i lenë në zjarr dhe për 5 minuta të tjerë dhe më pas e kemi gati ta servirim peshkun me lëngjet e veta me arra dhe hudhër.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb