DURRES – Trageti i linjës Ankona-Durrës, ‘Adria Ferries’ , i cili pësoi defekt në motor u ankorua mëngjesin e sotëm në portin e Durrësit me 12 orë vonesë
Mjeti lundrues ishte nisur mbrëmjen e së premtes nga Ankona me destinacion portin e Durrësit. Por pas avarisë së pësuar në njërin nga motorët iu desh të lundronte me shpejtësi të ulët. Trageti duhet të ishte mbrëmë rreth orës 19:30 në Durrës.
Ekuipazhi i tragetit mori masa për furnizimin e pasagjerëve me ujë dhe ushqime.
(e.f/BalkanWeb)
