Shefi i komisariatit të policisë së Delvinës, Agim Troci, pësoi djegie në trup nga flakët e zjarrit gjatë ditës së sotme në fshatin Senicë.

Pas ndihmës së parë në spitalin e Sarandës, Troci është transportuar me helikopter drejt spitalit të Traumës  në Tiranë.

Ai ishte pjesë e ekipit të punonjësve të zjarrëfikëseve dhe policisë, që morën pjesë për shuarjen e zjarrit që duket se ka dalë jashtë kontrollit. Shefi i komisariatit të policisë ka pësuar djegie  në bark, krah dhe në këmbë.

(BalkanWeb)

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb