Fundjavën e kaluar, Pete Davidson u fotografua me pushime në Hawaii me partneren e tij të re, të përfolur, Chase Sue Wanders.

Në fotot e publikuara, në të cilat aktori ka veshur vetëm rroba banje, duket se janë zhdukur tatuazhet që kishte bërë në nder të Kim Kardashian.

Davidson u fotografua pa tatuazhin “My Girl Is A Lawyer” që kishte vendosur mbi kockën e tij të klavikulës. Ai hoqi gjithashtu shenjën “Jasmine dhe Aladdin” që kishte bërë për puthjen e tyre të parë në një skeç “Saturday Night Live”.

Fjala “ Kim ” e bërë tatuazh në gjoksin e tij ishte ndoshta shenja më ekstreme e besnikërisë ndaj Kardashian, por tashmë edhe kjo është hequr.

Pas një romance të shkurtër, Davidson dhe Kardashian u ndanë miqësisht gushtin e kaluar. Siç kishte thënë një burim pranë çiftit, ata kanë shumë dashuri dhe respekt për njëri-tjetrin, por zbuluan se distanca e gjatë dhe oraret e tyre kërkuese e vështirësonin vërtet ruajtjen e një lidhjeje.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb