Deputetja e Partisë Demokratike, Flutura Açka do të dorëzojë sot një peticion të firmosur nga 10 mijë qytetarët shqiptarë, lidhur me plazhet publike në vend.

Ndër të tjera Açka tha se 80% e plazheve të vendit janë të zëna dhe se kjo praktikë duhet të ndryshojë.

Sipas saj, pjesa më e madhe e plazheve kanë qenë të okupuara me çadra të zbrazura.

“Do kërkojmë amendime e ndryshime të ligjit që mëtojmë të bëjmë vendosëm ta bëjmë në vjeshtë që të përfundonte sezoni turistik e mos përplasnim dhe idetë gjatë sezonit turistik.

Në 80% të plazheve janë të okupuara e shqiptarët nuk kanë akses për t’u futur në disa prej tyre. Iniciativa për ta privatizuar plazhet duket dikur ndihmon e rregullon turizmin por e ka dëmtuar. Dhe bizneset vetë e kanë vuajtur barrën e pagesave të detyrueshme të plazheve. Ky është një peticion i gjerë që ka marë miratimin e shumë shqiptarëve”, u shpreh ajo.

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: