Sekretari për Ekonominë në Partinë e Lirisë Petraq Milo, i ftuar në studion e News 24 foli për programin ekonomik të Partisë së Lirisë.

Milo theksoi se PL do i shpallë luftë informalitetit në punë dhe korrupsionit. Ai dha detaje edhe nga plani i Partisë së Lirisë për strehimin me banesa sociale të çifteve të reja.

Petraq Milo, Sekretar për Ekonominë në Partinë e Lirisë: Do i shpallim luftë informalitetit. Sot kemi 45 përqind të punonjësve që punojnë në treg informal. Do i shpallim luftë korrupsionit. Shqipëria së paku duhet të ketë zhvillimin ekonomik të vendeve të rajonit.

Ne kemi menduar që të ndërtojmë banesa sociale. Çiftet e reja duhet të kenë mundësi që të blejnë një apartament. Ne insistojmë të rriten pagat, që çiftet e reja të kenë mundësi që të blejnë një shtëpi. Ne duam t’i vijmë në ndihmë të rinjve dhe qytetarëve shqiptarë, që ata të qëndrojnë në Shqipëri e të ndalim shpopullimin.

(Balkanweb)

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb