Nga: ZONJA VJOLLCA*
350 gr miell
1 kokërr vezë
150 gr kos
1 gotë ujë
2 lgj qumësht
Kripë
1 majë luge sodë buke
Vaj për skuqje

Vendosim miellin në një tas, bëjmë një gropë në mes ku shtojmë vezën, kosin, qumështin, pak kripë dhe sodën e bukës. I përziejmë përbërësit së bashku duke shtuar dhe pak ujë gradualisht derisa të shikojmë që realizohet një brumë homogjen jo shumë i trashë. E mbulojmë brumin me celefon dhe e lemë të pushojë për 20 minuta.
Më pas ngrohim vajin e misrit dhe lugë lugë skuqim petullat nga të dy anët derisa të marrin një ngjyrë të artë dhe i servirim me djath ose me reçel.
(er.nu/vila24/BalkanWeb)

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb