Një reagim ka ardhur nga kreu i Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike, Gazment Bardhi, pasi Gjykata Kushtetuese rrëzoi kërkesën e kryeministrit Edi Rama për masën e sigurisë të vendosur ndaj zëvendës kryeministres dhe ministres së Infrastrukturës Belinda Balluku.

Në reagimin e tij Bardhi shprehet se tashmë alibitë kanë rënë, ndërsa Edi Rama u rrëzua në pretendimin e tij për të bllokuar drejtësinë.

Gjithashtu ai i bën thirrje kryetarit të Kuvendit të njoftojë menjëherë mbledhje urgjente të hënën, të Këshillit të Mandateve dhe përfshirjen të enjten në seancën plenare të kërkesës për dhënien e autorizimit për heqjen e imunitetit për ish-Zëvendëskryeministren dhe ish-ministren Belinda Balluku.

Reagimi i Gazment Bardhit

Alibitë tashmë kanë rënë!

Edi Rama u rrëzua në pretendimin e tij për të bllokuar drejtësinë. Njëlloj do të rrëzohet kushdo që pengon drejtësinë.

I bëj thirrje Kryetarit të Kuvendit të njoftojë menjëherë mbledhje urgjente të hënën të Këshillit të Mandateve dhe përfshirjen të enjten në seancë plenare të kërkesës për dhënien e autorizimit për heqjen e imunitetit për ish-Zëvendëskryeministren dhe ish-ministren Belinda Balluku.

Kuvendi nuk mund të mbajë peshën e përgjegjësisë për vonesën e paprecedent të shqyrtimit të kërkesës së Prokurorisë dhe për pengimin e drejtësisë.

 

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb