Avokati Isuf Shehu në një intervistë në emisionin “Oponencë” në News24 foli për pezullimin e ish-zv.kryeministres Belinda Balluku, duke komentuar dhe padinë e kryeministrit Edi Rama. Shehu tha se kryeministri Rama ndjehet i frikësuar.

Ajo çfarë ngriti si çështje që sipas tij, mund ta shqetësoje kryeministrin është fakti se çfarë mund të ndodhë nëse një prokuror apo gjykatë të “zerojë” kabinetin e tij.

“Ai ka një frikë të jashtëzakonshme që njihet në historinë politike. Rama ka një frikë. Po sikur ditën e nesërme, një prokuror apo gjykata që ma zerojë komplet kabinetit tim? Por kur dikush merr një vendim dhe thotë që ministri financave, drejtësisë, transport, pezullohet nga detyra, ndalohet dalja jashtë shtetit, çfarë mund të ndodhë? Dhe këtu ai thotë, a mund të ndodhë kjo? Dhe këtu ai thotë le t’i drejtohet gjykatës për sqarim. Ministri i Mbrojtjes dhe i Brendshëm janë njerëz që kanë varësi nga njerëz me armë në brez apo armë në sup. Unë mendoj se Gjykata Kushtetuese do t’i japë të drejtë Ramës. Dhe unë i trembem pezullimit.

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: