Analisti Edvin Kulluri i ftuar në emisionin “Studio24″, u shpreh se kërkesa e SPAK për pezullimin nga detyra të zv/kryeministres Belinda Ballukut është e drejtë pasi ka të bëjë me mosvazhdimin e veprimeve.
“Çështja e imunitetit ka të bëjë me një koncept të qartë. Qytetarët janë të barabartë të gjithë para ligjit. Mbrojtja parlamentare nuk është që t’i të vjedhësh dhe të mos shkosh në burg.Pse kanë kërkuar këta pezullim? Për një arsye. Si deputete ajo s’ka fuqi që të intimidojë dëshmitarët apo të prishë provat, por si ministre patjetër”, tha Kulluri.
Edvin Kulluri: Ne kemi ndërtuar një sistem drejtësie të pavarur që kontrollin në drejtësi nuk është kryeministri por janë këto.
Rama dhe Berisha i kanë bërë në 2008 një goditje të madhe sistemit check &balance duke e kthyer Kuvendin në shtojcë të qeverisë.
Parlamenti shqiptar për turpin e vet ka 13 vjet që nuk kontrollon aktivitetin e ekzekutivit.
Më thoni një komision hetimor të mazhorancës dhe të opozitës, përvec atij me urdhër të Yuri Kim për inceneratorët. Më keq akoma, ka marrë në sundim dhe Këshillat Bashkiakë duke i marrë në zyrat e PS anëtarët për të firmosur për rrëzimin e Erion Veliajt.
Çështja e imunitetit ka të bëjë me një koncept të qartë. Qytetarët janë të barabartë të gjithë para ligjit. Mbrojtja parlamentare nuk është që t’i të vjedhësh dhe të mos shkosh në burg.
Pse kanë kërkuar këta pezullim? Për një arsye. Si deputete ajo s’ka fuqi që të intimidojë dëshmitarët apo të prishë provat, por si ministre patjetër.
SPAK kërkoi pezullimin e zv/kryeministres, jo të marrë atributet e kryeministrit as të Kuvendit.
Siç e tha prokurori i çështjes në GJK, e kanë kërkuar, sepse nga ne kemi të dhëna që persona të lidhur me Ballukun po kontaktojnë gjyqtarë nuk di nëse janë të GJKKO apo GJK (dyshoj tek kjo e dyta) dhe e dyta po intimidohen dëshmitarët, kryesisht punonjës të saj.
Faza e dytë është e imunitetit pasi ka të bëjë me thellimin e hetimit, që duke qenë dinamik ka nxjerrë dhe nevojën për heqjen e imunitetit për të marrë masë sigurie. Pra pra pezullimi ka të bëjë me mosvazhdimin e ndikimit, kurse arrestimi me dëmin që është bërë.
Është e qartë. Skemi pse ti kërkojmë llogari SPAK. GJKKO ka folur qartë, zonja është e pezulluar.
Ka 10 ditë që nuk publikohet vendimi, është i qartë.
