Ish-prokurori Besnik Muçi, i ftuar në “Oponencë” u shpreh se vendimi i GJKKO-së për pezullimin e ish-zv/kryeministres Belinda Balluku nga funksionet është ligjor dhe nuk cënon Kushtetutën.

Muçi tha se argumentimi i gjykatës i përmbahet 3 kritereve se kur pezullohet një funksionar nga detyrat, të cilat janë: rreziku i largimit, rreziku i kryerjes së veprës penale duke ndenjur në detyrë dhe e treta dëmtimi i provave.

“Ne kemi një zv/kryeministër i cili u largua nga vendi, kriteri i dytë është rreziku i kryerjes së veprës penale duke ndenjur në detyrë dhe e treta dëmtimi i provave.

Vendimi i GJKKO nuk ka ndërhyrje në ekzekutiv. SPAK është në ushtrimin e funksionit kushtetues. Ligji shqiptar për disa persona kanë dhënë masa mbrojtje, për deputetët. Para 2012 dhe 2017 nuk ndiqej penalisht. Nga procedimi penal nuk kanë asnjë garanci”, tha ish-prokurori Besnik Muçi.

Besnik Muçi: Të gjithë jemi të barabartë para ligjit. Balluku është si gjithë të tjerët, me garanci që ia garanton Kushtetuta, nuk është prekur personalisht, as banesa.

Gjykata në vendimin e saj e ka argumentuar në mënyrë të detajuar, ekzistojnë të treja kriteret, rreziku i largimit sepse e kemi një precedent në Shqipëri ku një zv.kryeministër u largua nga Shqipëria. Kriteri i dytë është rreziku i kryerjes së veprës penale duke ndenjur në detyrë dhe e treta dëmtimi i provave.

Argumentimi është shterues dhe i përgjigjet rrethanave të faktit konkret.

Vendimi i GJKKO nuk ka ndërhyrje në ekzekutiv. SPAK është në ushtrimin e funksionit kushtetues. Ligji shqiptar për disa persona kanë dhënë masa mbrojtje, për deputetët. Para 2012 dhe 2017 nuk ndiqej penalisht. Nga procedimi penal nuk kanë asnjë garanci.

Anëtarët e qeverisë nuk kanë mbrojtje të vecantë për pezullimin e funksionit.

 

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb