Komisionerja e BE për Zgjerimin, Marta Kos nuk ka pranuar që të komentojë vendimin e GJKKO për pezullimin e zëvendëskryeministres Belinda Balluku.

Ajo tha se “këto çështje i takojnë drejtësisë”.

Po ashtu ajo shtoi se “raste të tilla ka dhe në vendet e BE-së”.

“Nuk mund të komentojë çështje konkrete. Ajo që mund të them është se një sistem i pavarur gjyqësor, është një nga arritjet më të mëdha në Shqipëri. të tilla të drejtësisë specifike. Shqipëria ka pasur një ecur të rëndësishme në luftë kundër korrupsionit. Ne kemi pasur këtë si gjetje tonën, dhe e kemi bërë dhe pjesë e gjetjeve tona, e kemi bërë pjesë të raporteve. Ajo që ka ndodhur në pjesën e fushës së sundimi t të ligjit, të mbrojtjes së qytetarëve dhe bizneseve, është e paprecedentë.

Duhet të ketë një sistem ku të ketë siguri ligjore. Në rast se dikujt i dhunohen të drejtat, atëherë ka gjykata që do të kujdesen për këtë çështje. Raste të tilla ndodhin gjithandej. E rëndësishme është që të ndjekim vendimet e gjykatës, dhe kam dëgjuar nga kryeministri që do të ndodhë në fakt”, tha ajo.

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: