Dy mjekë të spitalit të Gjirokastrës, njëri gjinekolog dhe tjetrin anestezist janë pezulluar nga detyra. Vendimi i Gjykatës së Shkallës së Parë, Gjirokastër vjen disa muaj pas vdekjes së një 20-vjeçare në maternitetin e Gjirokastrës pas lindjes.

Ngjarja ndodhi më 13 nëntor 2020 ku Klea Muxhaj nga fshati Metoq i Sarandës, e martuar në Zhulat humbi jetën pasi solli në jetë një fëmijë me operacion.

Sipas burimeve zyrtare, është bërë ekzekutimi i vendimit penal i Gjykatës së Shkallës së Parë, Gjirokastër, për caktimin e masës së sigurimit “Ndalimi i daljes jashtë shtetit”,  dhe “Pezullimin e ushtrimit të një detyre a shërbimi publik”, Dashamir Demiri dhe Kostandin Hido,  në Gjirokastër, me arsim të lartë, me profesion mjek obstetër-gjinekolog pranë maternitetit “Dhimitër Çuçi”, Gjirokastër dhe mjek anestezist-reanimator pranë sipas rajonal “Omer Nishani”, Gjirokastër, si të dyshuar për kryerjen e veprës penale “Neglizhencë në trajtimin mjekësor”.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: