Shtetet e Bashkuara kanë pezulluar të gjitha fluturimet në Aeroportin Ndërkombëtar i El Pasos në Teksas. Ky vendim është marrë për “arsye specifike sigurie”.

Në një reagim në rrjete sociale, Aeroporti i El Pasos tha se kufizimet u vendosën në minutën e fundit dhe se po prisnin udhëzime të mëtejshme se si do të veprohet me procedurat.

Fluturimet u ndaluan gjithashtu nga hapësira ajrore mbi komunitetin e afërt të Santa Teresa në shtetin amerikan të New Mexico ,sipas FAA.

Kufizimet do të jenë në fuqi deri më 21 shkurt dhe do të mbulojnë një rreze prej rreth 10 miljesh detare nga aeroporti, duke mos përfshirë hapësirën ajrore meksikane, tha agjencia.

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb