Ndeshja e Granadës kundër Athletic Bilbaos u ndërpre pas vetëm 18 minutash. Shkak për këtë vendim u bë vdekja e një tifozi në shkallët e stadiumit Estadio Nuevo Los Cármenes (Granada), pas një arresti kardiak.
Portieri i Bilbaos, Unai Simon, u duartrokit nga tifozët vendas pasi ndihmoi në informimin e zyrtarëve për incidentin në tribuna. Raste të ngjashme sa vijnë e po shtohen, çka po alarmon edhe më shumë botën e futbollit.
Sa i takon lojës së luajtur, në minutën e gjashtë Inaki Williams kaloi në epërsi djemtë e Valverdes. Takimi mes skuadrës ku aktivizohet Myrto Uzuni dhe Athletico Bilbao do të luhet në një moment tjetër.
(J.S/BalkanWeb)
