Drejtori i Drejtorisë Vendore të Policisë Fier ka pezulluar nga detyra inspektorin me inicialet Islam Çela me detyrë punonjës i Patrullës së Përgjithshme të Komisariatit të Policisë Lushnjë.

Ky vendim ka ardhur pasi punonjësi i policisë ka konstatuar një drejtues mjeti që përdorte telefonin gjatë udhëtimi dhe nuk kishte vendosur rripin e sigurimit, por nuk ka marrë masë administrative ndaj tij.

“Njëkohësisht, Drejtoria e Standardeve Profesionale në Drejtorinë e Përgjithshme të Policisë së Shtetit ka nisur ecurinë disiplinore ndaj punonjësit të Policisë, për shkelje të rëndë”, thuhet në komunikatën e policisë.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb