Asambleja Supreme e Popullit e Koresë së Veriut ka vendosur të zbatojë një ndalim të pirjes së duhanit në shumë vende publike, sipas agjencisë shtetërore të lajmeve, KCNA.

”Në takimin e saj, asambleja diskutoi rreth domosdoshmërisë së sigurimit të mjediseve më të shëndetshme dhe më higjienike të jetesës”, tha KNCA.

”Ligji thotë se pirja e duhanit është e ndaluar në transportin publik dhe në vende të veçanta, të tilla si qendrat e arsimit politik dhe ideologjik, institucione të tjera arsimore, teatro dhe kinema, dhe qendrat mjekësore publike”, theksoi KCNA.

Por, udhëheqësi i vetëm i shtetit Kim Jong Un është fotografuar duke pirë cigare në ambiente publike.

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb