Shqipëria i bind të gjithë. Pas sukseseve me Poloninë dhe Çekinë në kualifikueset Euro 2024, kuqezinjtë bëjnë një tjetër përformancë të shkëlqyer. Ekipi i Sylvinhos triumfoi 2-0 në shtëpi, ndaj Bullgarisë (miqësore). Në një intervistë të dhënë për News 24, trajneri i njohur, Mirel Josa foli për Kombëtaren kuqezi, pikat e forta të skuadrës dhe mundësitë për të bërë mirë në vijim.
Eksperimentojmë, por sërish fitojmë, thyejmë pastër 2me0 Bullgarinë profesor, si t’u duk kjo sfidë?
Ishte vazhdimësi e rezultateve pozitive. Trajneri nuk provoi skema të reja, por lojtarë të ri. Entuziazmi është, përse mos të fitohet edhe ndeshja miqësore. E pritshme nuk mund të themi, nëse duhet të jetë ashtu, duhet të kontribuojmë në 100 %.
Profesor, si t’u duken ndryshimet në sfidën e stome?
Vetëm Uzuni luajti si qendërsulmues. Për mendimin tim i tillë është. Muçi luajti në krahun e majtë, por më pas u fut në rolin e tij natyral si sulmuesi i dytë.
Çfarë shije të la tredhëmbëshi i ri i sulmit: Muçi-Uzuni-Jasir Asani?
Asanin e kemi parë. Në pozicionin që luajti Muçi sot, është edhe Seferi. Shija ime që më la sot? Sylvinho e ka projektuar Uzunin për sulmues fundor. Varet çfarë gjendje janë lojtarët. Varet edhe nga momenti që janë lojtarët. Për mua trajneri deri tani është perfekt. Kemi parë ndërtimin e formacionit që e kam bërë 4-2-3-1. Jemi shumë të kënaqur në këtë drejtim.
E kemi bërë traditë tashmë, shënojmë gjithnjë supore gola, i fundit ishte ky i Ernest Muçit..
Nuk kemi përse të befasohemi, nëse kemi cilësi. Kur një lojtar ndjehet mirë në ekip, ai jep gjithçka nga vetja. Fundja fundit rezultatet janë ato që sjellin harmoni.
I bëri të gjithë qokat Silvinjo profesor, rotacion thuajse i plotë…Kush ishte lojtari që të pëlqeu më shumë sot profesor…
Nuk evidentoj lojtarë në veçanti. Muçi ishte shumë i mirë dhe dha maksimumin e tij kur luajti pas sulmuesit. Unë jam i kënaqur me Muçin dhe qoftë nga Laçi, i cili shënoi. Duke patur parasysh ndeshjet në përgjithësi, Mitaj është në gjendje të mirë sportive. Mitaj ka plotësuar plotësisht kërkesat e trajnerit.
Profesor, çfarë shije të la sfida me Republikën Çeke, e kishe menduar që Shqipëria mund të përfomonte në nivele të tilla?
Isha 80% i bindur që Shqipëria do merrte rezultat pozitiv. Për ne pozitiv ishte edhe barazimi, fitorja aq më mirë.
13 pikë në 6 ndeshje, jemi në krye të Grupit, po shkojmë drejt “Euro2024” si kokë grupi, si ekipi me sulmin dhe mbrojtjen më të mirë, çfarë do të thonë këto shifra?
Këto shifra tregojnë që ekipi ka funksionuar mirë. Këta djem kanë oreks të evidentohen. Qoftë eksperienca, qoftë lojtarët e rinj janë shkrirë dhe po bëjnë më të mirën.
Si është e mundur që një ekip të ndryshojë kaq shumë në kaq pak kohë, kaq e rëndësishme ka qenë skema profesor, pasi lojtarët, pjesa e tyre më e madhe, janë po të njëjtit që edhe Edi Reja kishte në dispozicion…
Nuk mund të themi që ishte i njëjti grup lojtarësh. Me Rejan kishim mbrojtjen me 5. Skuadra ishte e destabilizuar. Kishim një Hysaj që një herë luante majtas dhe një herë djathtas. Hysaj ja ku e ka vendin me Balliun. Vendosja me katër lojtarë mbrapa ishte kryesorja.
Profesor, në rrjetet, tifozë, por dhe opinioni sportiv, shprehen se ky është ekipi më i mirë në histori. Ju keni përfaqësuar ngjyrat kuqezi për shumë vite, me një brez fantastik lojtarësh. Ju si mendoni, a është ky ekipi më i mirë?
Futbolli ka përparuar në të gjitha drejtimet.
Ju bëra këtë pyetje, pasi një ditë më parë, legjenda e futbollit gjerman dhe botëror, Lotar Matheus, në një intervistë për “Neës24”, na rikthehu rreth 33 vite më parë, në ato përballje historike me Gjermaninë dhe Matetus, çfarë kujtoni nga ajo kohë?
Nuk kam luajtur drejtëpërdrejtë ndaj tyre. Matheus ka qenë një legjendë futbolli. Ne jemi përballur me një brez tjetër. Ne kujtojmë vetëm njerzillikun që kishin, pasi na respektonin. Nuk hyj në hollësira.
Profesor, cila është gjëja që ju ka bërë më shumë përshtypje, detaji që të ka tërhequr më shumë vëmendjen nga ky ekip, nga ky rrugëtim drejt “Euro2024”?
Mënyra sesi skuadra ndryshoi shpejt dhe mënyra sesi skuadra sillej në iniciativat mbrojtëse dhe sulmuese. Entuziazmi vjen kur ke rezultat. Kur ke rezultat, ke oreks të shkosh kudo.
Cila është pika më e fortë e këtij ekipi profesor, kush është lojtari që ju ka befasuar më shumë?
Për mua ka vlerë grupi. Mos të flasim për elementë cilësor. Si Berisha dhe Strakosha kanë pretendimin e tyre për të luajtur, por kur vje puna te Kombëtarja, luan më i miri. Çdo kush nga lojtarët, merr përqindjet e veta të pozitivitetit. Unë do të vlerësoja stafin teknik. Mos të shikojmë skuadrat tjera, pasi kur kemi qenë keq ne, na kanë mundur.
Profesor, pse bën kaq shumë zhurmë çështja Broja. Pse la një shije kaq të hidhur te publiku fakti që nuk ishte i pranishëm as në “Air Albania”. Tifozë nga e gjithë bota bën gjithçka për të gjetur një biletë, por Broja vendosi ta shoh në shtëpi. Do të thotë gjë ky detaj?
Trajneri i di problemet, Broja premton shumë. Ai vinte nga një dëmtim i rëndë. Qoftë Broja apo kushdo tjetër që pretendon të luajë, duhet t’ia kujtojmë që dikush tjetër e ka çuar skuadrën deri aty, deri në atë nivel pra. Do të vijë edhe momenti i Brojës. Duhet të respektojë vendimet e trajnerit.
Profesor, deri ku mund të shkojë ky ekip. A mund të bëjmë ndonjë surprizë në Europian?
Ne të shkojmë atje dhe të shikojmë shortin. Nuk ka ekipe të lehta. Ne të jemi të qetë.
(J.S/BalkanWeb)
