Pas humbjes së pësuar përballë Vllaznisë, Partizani frenon sërish, këtë herë ndalet në një barazim 1-1 në transfertë përballë Kastriotit. Të kuqtë e Colella-s humbasin terren në garën e tyre për titull, përballë ekipit krutan prodhuan pak futboll, pak raste për shënim, sigurisht të kushtëzuar shumë edhe nga terreni jo i përshtatshëm.

Kastrioti nuk vodhi asgjë, merr një pikë të çmuar që i shërben shumë ekipit në këtë momente, një pikë e vlefshme jo vetëm për tabelën e klasifikimi, por rrit shumë moralin e këtij grupi. Ard Mema i dhuruan Tiranës një asisit, pa diskutim që një pikë përballë Partizanit vlen jo pak.

Pas një pjesë të parë me pak raste për shënim, Xhuljano Skuka fitoi një 11-metërsh në minutën e 52-të. Nga pika e bardhë e penalltisë, Tedi Cara, edhe me pak fat, u tregua i saktë duke kaluar të kuqtë në avantazh. Festa nuk zgjati shumë pasi në minutën e 65-të, Zogaj me një goditje në kufijtë e zonës së rreptësisë dërgoi topin në rrjetë, duke përfituar dhe nga një hezitim i Rexhepit duke rikthyer baraspeshën. Rezultati mbeti i pa ndryshuar deri në fund me dy ekipet që ndajnë nga një pikë.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb