Ministri i Mbrojtjes i Kroacisë, Ivan Anušić, tha se piloti i dyshuar për spiunazh nuk ka pasur qasje në të dhëna që rrezikojnë sigurinë e ushtrisë.

Ai pranoi se rasti ka dëmtuar imazhin e Forcave të Armatosura Kroate. Ministri siguroi se ndaj pilotit do të ndërmerren masa ligjore dhe do të rritet kontrolli i brendshëm. Ai theksoi nevojën për parandalimin e rasteve të tilla në të ardhmen.

VSOA-ja do të forcojë mbikëqyrjen sipas kërkesës së tij. Piloti kroat dhe partnerja e tij serbe dyshohet se kanë shpërndarë informacione të ndjeshme për KFOR-in në Veri të Kosovës. Informacionet, sipas hetimeve, janë transmetuar tek politikanë serbë dhe një gazetar i huaj.

Lidhur me bashkëpunimin për blerjen e armëve, Anušić tha se ai është i mundur vetëm mes Kroacisë dhe Shqipërisë, pasi të dyja janë anëtare të NATO-s.

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: