AFGANISTAN – Niloofar Rahmani ka kërkuar azil politik në Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Pilotja e parë femër e aeronautikës afgane u bë simbol i forcës së gruas në vendin e vet, por tashmë është e detyruar të largohet nga Afganistani pas kërcënimeve të vazhdueshme me vdekje.
Një sfidë e humbur për Afganistanin, që ende është në kërkim të ekuilibrit të vështirë pas regjimit të talebanëve (dhe pas misionit Enduring Freedom).
Në 2013-ën, Niloofar Rahmani u bë gruaja e parë afgane që bëhej pjesë e ushtrisë si pilote avioni. Për të gjithë cilësohej si ‘top gun’ e parë afgane, simbol i arritjes së femrës në një vend ku regjimi i talebanëve ndalonte edhe fëmijët të shkonin në shkollë.
Por gjatë vitit të fundit jeta e saj në vendlindje ishte bërë e pamundur, me kërcënime të vazhdueshme jo vetëm nga talebanët, por edhe nga zyrtarë të lartë të ushtrisë afgane.
Pasi shpërnguljes në SHBA, ku ajo shkoi për t’u stërvitur me forcat amerikane, 25-vjeçarja përmes avokatit, ka bërë kërkesë për azil, për vete dhe familjen, pasi në vendlindje jeta e tyre është në rrezik.
(er.cu/BalkanWeb)
