Mbrëmja e së shtunës do të jetë ndeshja e fundit e Stefano Piolit në Milano. Sipas asaj që raporton Tuttosport, megjithatë lamtumira e tij do të zyrtarizohet vetëm pas takimit kokë më kokë që do të ketë me drejtuesit për të diskutuar në detaje çështjen ekonomike për të arritur në një zgjidhje të kontratës që do t’i kënaqte të gjithë. Nga Turqia flasin për një interes të Fenerbahçe, klub i cili po përpiqet të negociojë edhe me Mourinhon.

Duhet të merren parasysh edhe pistat italiane,  përveç Napolit të Aurelio De Laurentiis, është Atalanta. Nëse Gasperini do të ulej në pankinën napolitane, Bergamo mund të ishtedestinacioni i duhur për Piolin.

(J.S/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: