Amsterdami është shndërruar ditët e fundit në një “pistë patinazhi” gjigante, pasi temperaturat e ulëta dhe kushtet e motit dimëror kanë shkaktuar formimin e akullit në rrugët e kryeqytetit holandez.
Pamje nga rruga Prinsengracht, pranë kishës Westerkerk, janë bërë virale në rrjetet sociale, duke treguar çiklistë, këmbësorë dhe automjete që rrëshqasin në sipërfaqet e akullta, duke e bërë lëvizjen të rrezikshme dhe të vështirë.
Kushtet e pafavorshme të motit kanë sjellë probleme serioze edhe në transport, me anulime fluturimesh dhe ndërprerje të shërbimeve hekurudhore. Megjithatë, i ftohti ka krijuar edhe mundësi për aktivitete dimërore, duke ofruar kushte ideale për patinazh në liqene të ngrira, si De Poel në Amstelveen, rreth disa kilometra në jug të Amsterdamit.
Autoritetet u kanë bërë thirrje qytetarëve të tregojnë kujdes të shtuar gjatë lëvizjes, ndërsa moti i ftohtë pritet të vijojë edhe në ditët në vijim.
🇳🇱 #Netherlands. People vs Ice is always a classic. Amsterdam has turned into one giant ice rink. Moving around the streets normally has become almost impossible. pic.twitter.com/5xcrcxb0gz
— Pisklauren (@pisklauren) January 12, 2026
Schaatsers op De Poel in Amstelveen!!#schaatsen #sneeuw #ijs #winter pic.twitter.com/wdV3aWT9Id
— Remco ✨✨ (@ReFa) January 11, 2026
