Nga: ZONJA VJOLLCA*
PITE ME MISH DHE QEPE

250 gr miell
½ pako pluhur pjekës
4 kokrra vezë
30 gr gjalpë te shkrirë
150 ml kos
100 ml ujë tonik
Fara susami
Fara luledielli ose thekre
Kripë

Për kimën:
400 gr mish të grirë
3 kokrra qepë
1 lugë gjelle gjalpë
½ lugë çaji piper të kuq
Kripë
Piper i zi
Spec djegës

Fillimisht presim qepët në kubikë të vegjël dhe i vendosim në një tigan pa yndyrë. I mbulojmë me kapak dhe i lëmë qepët derisa të avullojë lagështira e tyre, më pas shtojmë një lugë gjalpë dhe i kaurdisim derisa ato të zbuten mirë. Shtojmë mishin e grirë, e trazojmë dhe e lëmë të gatuhet për 10 minuta. Në fund shtojmë kripë, piper të kuq dhe piper të zi.
Ndërkohë përgatisim brumin duke rrahur në një tas 4 kokrra vezë me kripë, miellin e trazuar me pluhurin pjekës, ujë tonik, kos dhe gjalpë të shkrirë. E punojmë brumin pak më të hollë se një brumë keku, shtojmë në të kimën e përgatitur dhe pasi e trazojmë e shtrojmë në një tepsi ku kemi vendosur letër pjekjeje më parë. E pudrosim me fara susami, fara luledielli dhe thekre dhe e vendosim në furrën e parangrohur në temperaturën 200 gradë Celsius për 35-40 minuta.
(er.nu/vila24/BalkanWeb)

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb