Nga: Zonja Eneida
1 pako me tortilla të vogla
400 gr mish i grirë
1 kanace fasule
1 qepë
100 ml verë e bardhë
Vaj ulliri
200 Djath chedar ose guda
Majdanoz
Sallatë jeshile
Kripë
1 zarf me erëza për fajitas
Sallatë jeshije sipas dëshirës
Qepën e prerë në kubikë e skuqim në vaj ulliri dhe sapo është zbutur shtojmë dhe mishin e grirë. I shuajmë me verën e bardhë dhe shtojmë kanaçen me fasule të kuqe. Shtojmë kripën, erëzat për fajitas dhe majdanozin. Pitet i ngrohim pak në zjarr, vendosim nga një fletë sallatë jeshile, mbushjen me mish dhe fasule, djathin e grirë lart dhe i shërbejmë menjëherë.
