Nga: ZONJA KATERINA

Për brumin:
700 gr miell
1 lgj kos të kulluar
1-2 lgj vaj ulliri
2 filxhan çaji ujë të vakët
1 lugë çaji kripë

Për mbushjen:
500 gr spinaq (vetëm gjethet)
50 gr djathë të bardhë
1 thelpi hudhër
1 kokërr vezë
Kripë, piper
Erëza të freskëta (koper, borzilok, nenexhik, etj)

Në një tas hedhim miellin, kripën, kosin, vajin e ullirit dhe ujin e vakët. E punojmë mirë brumin derisa të lidhet dhe e lemë të pushojë për rreth 20-30 minuta mbuluar me një pecetë kuzhine. Më pas brumin e piteve e ndajmë në kuleçë të cilat i spërkasim me pak miell ose niseshte dhe i hapim sa një pjatë ëmbëlsirash.

Përgatisim mbushjen e piteve. Në një enë vendosim gjethet e lara të spinaqit. Shtojmë djathin e bardhë të thërrmuar, 1 vezë, 1 thelpi hudhër të grirë në rende, erëza të freskëta, kripë dhe piper. E trazojmë mirë derisa spinaqi të ulë vëllimin dhe përbërësit të homogjenizohen me njëri-tjetrin.

Vendosim në çdo pite nga 1-2 lugë nga mbushja e përgatitur dhe më pas i palosim pitet si zarf dhe i vendosim të piqen në një tigan që nuk ngjit 10 minuta nga njëra anë dhe 5 minuta nga ana tjetër.
(Vila24/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb