Nga Zonja Katerina
Përbërësit

2 filxhanë miell, 1 filxhan qumësht, 3 lugë vaj, 1 lugë çaji maja, 1 lugë supe sheqer
Kripë, Pak gjalpë/vaj për pjekje, Djath të bardhë.

Përgatitja

Vakim qumështin dhe e përziejmë me sheqerin, majanë dhe pak miell. Më pas shtojmë vajin, kripën dhe miellin tjetër. E punojmë mirë brumin e përgatitur dhe e lemë në një enë të mbuluar derisa brumi të dyfishojë vëllimin.

Pasi brumi të ketë ardhur e ndajmë në topthza sa 1 kokërr mandarine dhe secilën ndarje e hapim në pite. Vendosim mbi çdo pite nga një lugë djath të thërrmuar dhe e mbështjellim. Ose mund të bëjmë një mënyrë tjetër duke e vendosur mbushjen me djath në mes të dy piteve të cilat me anë të një piruni i ngjeshim dhe i bashkojmë me njëra tjetrën. I lyejmë pitet e mbushura me djath me pak gjalpë dhe i vendosim të piqen në temperaturë mesatare në një tigan që nuk ngjit.

(Vila24/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb